Botë

Gripi dhe viruset sezonale. Rriten numrat, grupmosha prej 5-14 vjeç

13.12.2022 10:54

Javën që lamë pas, grupmoshat nga 5 deri 14 vjec, shënojnë rritje të infektimeve me viruset sezonale...

Javën që lamë pas, grupmoshat nga 5 deri 14 vjec, shënojnë rritje të infektimeve me viruset sezonale, ka konstatuar Instituti i Shëndetit Publik përmes një raporti të publikuar. Në periudhën nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor janë regjistruar 58 raste të raportimeve me grip, që dhe është 3 herë më i lartë krahasuar me javët paraprake. 
 
IShP rekomandon që mbrojtja më efektive nga viruset dhe gripet sezonale  është vaksinimi, veçanërisht për personat që i përkasin të ashtuquajturve grupe të rrezikut, të moshuarit mbi 65 vjeç, fëmijët 6-59 muajsh, personat mbi 6 muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit e shëndetësisë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë Elektronike, që nga fillimi i vaksinimit, me vaksina falas janë vaksinuar 54,109 persona nga kategoritë e rrezikut të popullsisë.