Botë

Veriu i Kosovës dhe barrikadat, Stoltenberg: Forcat e NATO-s janë në gatishmëri

13.12.2022 12:02

NATO është duke monitoruar me kujdes situatën e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve..

NATO është duke monitoruar me kujdes situatën e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për mediat franceze në lidhje me zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, ku janë rikthyer barrikadat pranë pikave kufitare.
 
“Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.