Maqedoni

Qeveria do të emërojë nesër drejtorin e ri të ASK-së

13.12.2022 12:15

Qeveria në mbledhjen e nesërme do të emërojë drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare....

Qeveria në mbledhjen e nesërme do të emërojë drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Drejtori aktual i ASK-së, Viktor Dimovski, do të niset për postin e ambasadorit në Paris.
 
“Nesër do të emërohet  drejtor i ri i ASK-së”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski  në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, por nuk deshi të japë më shumë detaje.
 
Më i gjatë në përgjigje ishte sa i përket çështjes së sigurisë në vend, të cilën e vlerësoi si stabile. 
 
“Situata e sigurisë në vend është stabile. Ministria e Brendshme po kryen plotësisht dhe me sukses punën e saj për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në vend. Sa i përket kërcënimeve monstruoze me bomba... edhe vendet fqinje janë të ekspozuara ndaj sulmeve të tilla. Të fundit janë në Mal të Zi, por ka edhe në Serbi. Sipas njohësve të kësaj çështjeje, ato janë shtuar sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë.”, thotë Kovaçevski.