Maqedoni
Bllokada e transportuesve privatë, Kovaçevski: Nuk mbaj takime nën shantazh dhe presion
13.12.2022 12:28
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk do t'i presë në takim operatorët privatë të autobusëve...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk do t'i presë në takim operatorët privatë të autobusëve sepse siç thotë ai, nuk mban takime nën shantazh dhe presion.
Kryeministri tha se gjëja e parë që pret nga transportuesit është çlirimi i rrugëve nga bllokada në mënyrë që kryeqyteti të funksionojë.
“Së dyti, në atë takim duhet të jenë edhe autoritetet nga Qyteti i Shkupit, sepse ne nuk kemi kompetenca për transportin publik. Bëhet fjalë për një borxh ndërmjet shoqatave private dhe një ndërmarrje publike nën qytetin e Shkupit”, tha Kovaçevski.
