Botë

Armët e rënda të Rusisë do të largohen nga centrali më i madh bërthamor i Europës

13.12.2022 13:30

Është arritur një marrëveshje për të larguar armët e rënda nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s...

Është arritur një marrëveshje për të larguar armët e rënda nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sipas tij,  bisedimet po vijojnë për të gjetur një mënyrë për t’i lëvizur armët nga impianti.

“Ne ia dolëm që ta mbronim Chornobyl-in dhe qëllimi ynë që të mbrojmë edhe Zaporizhzhia-n. Javët në vijim do të jenë kritike,” shtoi ai.
 
Presidenti francez është duke pritur aktualisht një konferencë ndërkombëtare në Paris, qëllimi i së cilës është që të sigurojë ndihmë për Ukrainën gjatë temperaturave të ulëta të dimrit.
 
Centrali bërthamor ka qenë në duart e Rusisë që nga marsi dhe aty po mbahen armë dhe trupa.