Maqedoni
Reformat në gjyqësor, Dameva: Do të jemi rigoroz ndaj korrupsionit
13.12.2022 15:11
Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, zotohet se do të ketë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit...

Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, zotohet se do të ketë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit, duke përdorur masa më rigoroze nga ato siç ishin deri më tani. Thekson se në këtë drejtim është e nevojshme ndihma e palëve në procedura gjyqësore, që duhet paraqitur çdo veprim të kësaj natyre. Njofton se bashkëpunimi më institucionet tjera do të intensifikohet dhe do të jetë transparent.
“Jokontestues është angazhimi i Këshillit Gjyqësor që në periudhën e ardhshme do të ndërmarrë masa më rigoroze në drejtim të pastrimit të veprimeve të tilla dhe atje ku ka kompetenca ligjore do të veprojë. Që të mund të veprojë Këshilli Gjyqësor, duhet të ketë fakte dhe dëshmi, ndërsa atë duhet të na e mundësojnë qytetarët. Palët janë ata që mund të na thonë nëse një gjykatës ka pranuar mito. Një gjë e tillë deri më tani sa jam unë anëtare e Këshillit gjyqësor nuk është mbështetur me prova.”,- deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
Jolevski: Mungesa e prokurorëve, ndikon në punë
Nga Këshilli i Prokurorëve theksojnë se pengesë në punë e kanë edhe numrin jo të mjaftueshëm të prokurorëve.
“Ne kemi 1/3 më pak prokurorë nga ajo që na është e nevojshme. Ata nuk mund të merren vetëm me një lloj krimi, ne kemi paraqitje nga më të ndryshmet dhe duhet të veprohet mbi të gjitha.”,- u shpreh kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.
OJQ: Të detektohet burimi i korrupsionit në gjyqësor
Organizatat joqeveritare që monitorojnë funksionimin e gjyqësorit, theksojnë se është e patjetërsueshme të detektohet burimi i korrupsionit në gjyqësor.
“Komisioni ekziston nga viti 2005 apo 2006 dhe është e qartë se pritet veprim më gjithëpërfshirës që shteti të ballafaqohet me këtë problem. Ne nuk kemi shifra të rasteve të profilit të lartë kundër korrupsionit, shpeshherë ato dinë të zgjaten. Pritet jo vetëm nga Ambasada e ShBA-së por edhe ambasadat e tjera se kjo praktikë duhet të ndryshohet.”,- u shpreh Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.
Ambasadorja amerikane Agiler, ka njoftuar se SHBA-të do të intervenojnë me ekipin e tyre që të ndihmojnë në çrrënjosjen e krimit dhe korrupsionit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
