LSM për marrëveshjen kolektive, fundviti është afati i fundit për nënshkrim

13.12.2022 15:28

LSM akuzon Qeverinë....

LSM akuzon Qeverinë për shkak se ende nuk është nënshkruar marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik për definimin e regresit për pushimin vjetor. Po ashtu ka stagnuar procesi edhe sa i përket metodologjisë për rritjen e pagave.

Trençevska: Negociatat vazhdojnë

Por, ministrja për punë dhe politikë sociale potencon se nuk ka hapësirë për revoltë. Sipas saj, negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe do të vijojnë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

“Negociatat varen nga të dyja palët. Kur kemi negociata kolektive për nënshkrim të marrëveshjes kolektive, këto janë negociata që zgjasin deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për të dyja palët. Marrëveshja kolektive do të nënshkruhet në momentin kur të harmonizohen qëndrimet mes sindikalistëve dhe qeverisë.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska.

Por, LSM pret që fundviti të jetë afati i fundit në të cilin duhet të ofrohet zgjidhje. Në të kundërtën, sindikalistët kërcënuan se do të kërkojnë dorëheqje.

“Që të vërtetohet se a janë premtimet e ministrave gënjeshtra, kanë mbetur vetëm edhe njëzet ditë deri në fund të vitit. LSM pas përfundimit të këtij afati, do të jetë e detyruar të kërkojë dorëheqje nga ministrat të cilët manipulonin se marrëveshje të re kolektive për sektorin publik do të ketë dhe se do të nënshkruhet në fund të këtij viti.”,- një përfaqësues i sindikatës.

Ministrja Trençevka me premtime edhe për kategoritë sociale se nuk do rritet pragu për përfitimin e shtesave fëmijërore dhe arsimore dhe do të rritet edhe paga minimale. Ajo paralajmëroi se do të zhvillohen bisedime edhe me bankat të cilat nga personat e palëvizshëm dhe ata me demencë që marrin mjete për përkujdesje nga persona të tretë kërkojnë që personalisht të paraqiten para sporteleve. (Flutura Latifi, TVM2)