Maqedoni

Lufta kudër dezinformimit kërkon goditje gjithëpërfshirëse nga të gjithë

13.12.2022 15:51

Lufta kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit gjithnjë e më shumë po shqetëson vendin...

Lufta kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit gjithnjë e më shumë po shqetëson vendin, andaj duhet mobilizim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë, përndryshe pasojat mund të jenë shumë më të frikshme se këto aktualisht. 
 
“Kur do të vërejmë dezinformata, kemi për detyrë dhe përgjegjësi shoqërore që të reagojmë menjëherë dhe nuk duhet reagimi apo mosreagimi ndaj kësaj dukurie të lihet vetëm në përgjegjësi të institucioneve, por duhet të jetë i të gjithëve. Duhet masovikisht dhe zëshëm të luftohet kjo dukuri dhe jorastësisht themi se këtu është përgjegjësia jonë si shoqëri për t’i dënuar në kohë dezinformatat e çfarëdo lloji që të jenë ato.”,- tha zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Slavica Gërkova.
 
Paniku nga lajmi i rremë shpesh ndikon negativisht edhe ndaj punës së gazetarëve. Për këtë arsye planifikohen të organizohen një sërë aktivitetesh me të cilat do të përfitohen njohuri të mjaftueshme kundër kësaj dukurie. 
 
“Në periudhën e ardhshme do të punojmë në disa hulumtime, trajnime dhe analizave gazetareske. Shpjegimi dhe edukimi shtesë për atë se kush, pse dhe si shpërndan dezinformata dhe për rritjen më të madhe të transparencës institucionale, si parakusht kërkohet të zvogëlohet ndikimi i dëmshëm.”,- theksoi Zhaneta Trajkovska nga Instituti Maqedonas për Media.
 
Për situatën momentale me dezinformatat tashmë një kohë të gjatë është shqetësuar edhe faktori i huaj diplomatik në vend. 
 
“Gjatë kohës së kaluar pamë se ka rritje të dezinformatave të sponsorizuara nga shteti lidhur me krizën në Ukrainë dhe në këtë drejtim duhet t’i edukojmë qytetarët të bëjnë dallimin mes fakteve dhe deziformatat e rrejshme.”,- u shpreh Ambasada Britanike në Shkup, Endru Pen.
 
Tashmë dy muaj vendi është në shënjestër të lajmeve të rreme për vendosjen e bombave të reshme. Panelistët thonë se përgatitja dhe rritja e transparencës institucionale janë faktorë shumë të rëndësishëm për të ndikuar në uljen e dezinformatave publike në vend.
 
REXHEP QAMILI