Botë

Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, qytetarët shpresojnë për zgjidhje të qetë

13.12.2022 16:41

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar, në veçanti pas bllokadave në rrugë...

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar, në veçanti pas bllokadave në rrugë dhe sulmeve të armatosura ndaj policisë së Kosovës dhe EULEKS-it. Misioni i NATO-s kërkon të mënjanohet çdolloj i eskalimit të ri të situatës. Qytetarët shpresojnë se me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve do të gjendet një zgjidhje e qetë. 
 
“Mbështetjen ndërkombëtare të cilën e kemi pasur deri tani dhe do të vazhdojmë ta kemi edhe më tutje. Të shqetësuar normal si të gjithë, por besojmë në më të mirën.”,- tha një qytetare. 
 
“Jam kundër shqetësimeve. Jam për paqe dhe punët të zgjidhen në mënyrë të qetë. Dhe nënkuptohet të ketë drejtësi për të gjithë qytetarët.”,- theksoi një qytetar.
 
I dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin, Gabriel Eskobar, me arritjen e tij në Kosovë realizoi takime me krerët e lartë shtetëror të vendit dhe përfaqësuesit e partive politike ku kërkoi qetësimin e situatës. Është paralajmëruar edhe një takim i përbashkët me kryeministrin Kurti dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pas vizitës në Kosovë, Escobar vazhdon vizitën në Beograd për të diskutuar situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Edhe shefat e vendeve anëtare të BE-së kanë kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina të jenë të përmbajtur ndaj dhunës dhe provokimeve. 
 
LEUNORA KALIQI