Kuvend, nuk kalojnë propozimet anti-krizë të opozitës

13.12.2022 17:12

Kuvendi hodhi poshtë propozimet e deputetëve....

Kuvendi hodhi poshtë propozimet e deputetëve të opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE për vikend pa TVSh për produktet ushqimore si dhe propozimin që TVSh-ja për energjinë elektrike të mbetet 5% gjatë gjithë vitit 2023.

Pas dështimit që këto propozime, në formë amendamentesh, t’i inkorporojë në propozim-buxhetin për vitin 2023 opozita u përpoq që propozimet e saj t’i jetësojë përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për TVSh dhe Ligjin për kthim të një pjese të TVSh-së personave fizik. Propozimet nuk gjetën mbështetjen e shumicës parlamentare.

“Me këtë ligj kërkojmë dhe alarmojmë që të ndihmoni, si përfaqësues të qytetarëve, që të mbroni interesat e qytetarëve dhe jo të partisë ose qeverisë, që të mbani premtimin tuaj dhe të Qeverisë kur thoshit se, për aq kohë sa do të zgjasë kriza TVSh-ja për energjinë elektrike do të jetë 5%. Kriza jo vetëm që zgjat por intensiteti i saj është rritur. Sot jetojmë në krizë më të madhe se në pandemi dhe se në krizat e vit të kaluar.”,- u shpreh Ljupço Prenxhov nga GROM.

Me shumicë votash Kuvendi miratoi propozimin e Qeverisë për miratimin me procedurë të shkurtuar të Ligjit për realizimin buxhetit për vitin 2023. (Shpëtim Nuredini, TVM2)