Shëndetësi, pacienti me transplant të mëlçisë shkoi në shtëpi

13.12.2022 17:44

Me një organ të shëndetshëm....

Me një organ të shëndetshëm dhe një shans për një jetë të re. Mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Digjestive e përcollën për në shtëpi pacientin 60-vjeçar të cilit tri javë më parë iu transplantua mëlçia nga një donator i vdekur.

Me pëlqimin e familjes së dhuruesit, përveç mëlçisë, janë transplantuar edhe dy veshkët.

“Kjo histori nuk është jetëshkurtër, ndaj para se të realizohej kërkonte shumë mund, përkushtim dhe sakrifica të ndryshme, por e gjithë kjo u harrua kur përfundoi me sukses.”,- deklaroi drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Digjestive, prof. dr. Zoran Karaxhov.

“Ne duhet të qëndrojmë në këtë kurs për të besuar në transplantim, sepse kjo është rruga ligjore që duhet të ndjekim, duke pasur parasysh që transplantimi jep rezultate më të mira për pacientët dhe besoj se me ndihmën tuaj do të kemi vërtet sukses në ngritjen e vetëdijes.”,- tha prof. dr. Svetozar Antoviç nga Klinika për Kirurgji Digjestive.

Për momentin 15 pacientë janë në pritje të transplantit të mëlçisë, kurse disa pacientë të tjerë janë duke u ekzaminuar.

Koordinatori nacional shpreson për ndërgjegjësim më të madh për dhurimin e organeve.

“Nuk ka asgjë më të lumtur për ne kur pacienti shkon në shtëpi dhe kur e dimë se puna është përfunduar me sukses. Dua të falënderoj të gjitha familjet që kanë dhuruar organet e tyre deri më tani në mënyrë që të shpëtojmë jetë dhe të transplantojmë organe dhe pacientët të shkojnë në shtëpi.”,- theksoi koordinatorja nacionale për transplantim, dr. Maja Mojsova.

“Puna e palodhur dhe puna ekipore e mbi 100 mjekëve, infermierë dhe staf administrativ, rezultoi me transplantin e 10 veshkave nga një donator i vdekur, 2 zemra te pacientët e rëndë dhe 10 implante të indit kockor.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Ky është transplanti i parë i mëlçisë në historinë e shëndetësisë në vendin tonë. (Sedat Selimi, TVM2)