Botë
5 ushtarë të vrarë, 29 të plagosur në Ukrainë
29.01.2015 18:17
Ukraina thotë se 5 ushtarë të saj janë vrarë dhe 29 të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në lindje të vendit gjatë 24 orëve të fundit...

Zëdhënësi i Ushtrisë, Andriy Lysenko, tha sot se separatistët shënjestruan pozicionet qeveritare me predha dhe raketa në më shumë se 100 sulme të ndara.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen më vonë në Bruksel për të diskutuar nëse duhet t'i zgjasin sanksionet kundër Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, apo të ndërmarrin masa të reja.
Diplomatët i thanë Radios “Evropa e Lirë” se kundërshtimet e Greqisë kanë bllokuar konsensusin në një mbledhje përgatitore më 28 janar.
Ambasadorët u mblodhën përsëri sot para takimit të ministrave të Jashtëm në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.
