Transportuesit privat dëgjuan kryeministrin, i tërhoqën autobusët dhe presin ftesë për takim
Transportuesit privatë dëgjuan, siç thonë ata, sugjerimet e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski...

Transportuesit privatë dëgjuan, siç thonë ata, sugjerimet e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, dhe sot pasdite i kanë tërhequr autobusët që ishin të parkuar në bulevardin "Ilinden".
Ata presin ftesën e kryeministrit për takim, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit, por edhe të NQP-së. Siç paralajmëruan ata si transportues privat, do të përgatisin një kërkesë të re në kontekst të asaj që tha Kovaçevski dhe do t'i përmbushin të gjitha sugjerimet e tij.
Konferenca për media e transportuesve privat pason sot, pasi Kovaçevski u tha atyre se nuk pranon të mbajë takime nën shantazh dhe presion dhe u vendos kushte nëse duan ta takojnë, e para prej të cilave ishte pastrimi i rrugëve që qytetarët të lëvizin lirshëm.
Transportuesit privat, ndërkohë, sot thanë se nuk bëhet fjalë për presione dhe kërcënime, por protestën e konsiderojnë si të vetmen rrugë përmes së cilës transportuesit mund t'i nxjerrin në pah problemet.
