Botë

Kosova nënshkruan sot aplikimin për anëtarësimin në BE

14.12.2022 09:46

Liderët e Kosovës do të marrin pjesë sot në një ceremoni ku do të nënshkruajnë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian....

Liderët e Kosovës do të marrin pjesë sot në një ceremoni ku do të nënshkruajnë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
 
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët më pas do të dalin në një konferencë për shtyp.
 
“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE”, tha Kurti.