Kërcënime të reja për bombë në 15 shkolla të Shkupit

14.12.2022 10:37

Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup...

Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup. Ekipe të MPB-së tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla, si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve. 

Alarmet e rreme për bomba, vështirë të detektohen edhe përkundër angazhimit të MBP-së me shërbimet partnere, deklaron kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Sipas tij problematike paraqiten adresat virtuale prej të cilave paraqiten personat, andaj kërkoi nga qytetarët të mos përfshihen në aktivitete të tilla që kanë për qëllim krijimin e kaosit.