Maqedoni
Transportuesit privat dëgjuan kryeministrin, i tërheqin autobusët dhe presin ftesë për takim
14.12.2022 09:03
Transportuesit privatë, të cilët e bllokuan Shkupin për dy javë në shenjë proteste...

Transportuesit privatë, të cilët e bllokuan Shkupin për dy javë në shenjë proteste, dje kanë tërhequr autobusët dhe presin ftesë për të biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri bëri të ditur se është i mundur takimi me transportuesit privat, por ka bërë disa kërkesa, jo nën presion dhe jo nën shantazh.
Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të lirojnë rrugët dhe t'ua kthejnë qytetarëve të Shkupit. Së dyti, në atë takim duhet të jenë të pranishëm edhe organet kompetente nga Qyteti i Shkupit. Duhet të shihet se Qeveria nuk ka kompetencë në fushën e transportit publik në Shkup. Dhe së treti, bëhet fjalë për marrëdhënie debitore-kreditore ndërmjet ndërmarrjeve private dhe ndërmarrjes publike nën kompetencën e Qytetit të Shkupit dhe të gjitha ato supozime duhet të merren parasysh.
Transportuesit kanë gati dhjetë ditë që protestojnë me bllokada në Shkup. Kryetarja, Danela Arsovska theksoi se nuk ka ndërmend t'ua paguajë borxhin dhe u thotë të ngrejnë padi.
