Botë
Shpërthime në Kiev, rrëzohen 13 dronë ruse
14.12.2022 12:15
Autoritetet dhe mediat ukrainase raportojnë për një numër të madh të sulmeve ajrore ruse...
Autoritetet dhe mediat ukrainase raportojnë për një numër të madh të sulmeve ajrore ruse. Në komunën qëndrore të Kievit, ndërtesat e administratës së qytetit u dëmtuan.
Në komunën qëndrore të Kievit, Shevchensky, mëngjesin e sotëm pati disa shpërthime, shkroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Mediat ukrainase raportojnë se forcat ushtarake ruse kanë sulmuar kryeqytetin ukrainas me dronë. Mbrojtja ajrore ukrainase thuhet se ka rrëzuar 13 dronë rusë. Mbetjet e dronëve, siç njoftoi administrata ushtarake e Kievit, dëmtuan dy objekte administrative dhe katër ndërtesa. Nuk ka raportime për të lënduar. Rusia ka sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës prej javësh. Miliona njerëz janë pa energji elektrike dhe ngrohje.
Duke pasur parasysh numrin në rritje të sulmeve ajrore ruse, qeveria ukrainase ka kërkuar vazhdimisht sisteme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi në javët e fundit. Shtetet e Bashkuara, pas një hezitimi të gjatë, ka të ngjarë të dorëzojnë tani sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, raportojnë New York Times dhe CNN, duke cituar burime në qeverinë amerikane. Vendimi për këtë mund të merret tashmë gjatë kësaj jave.
