Botë

Spanjë, stuhi në Extremadura, evakuohen 200 persona

14.12.2022 12:44

Rajoni qendror-perëndimor spanjoll i Extremaduras u prek rëndë nga stuhia Efrain..

Rajoni qendror-perëndimor spanjoll i Extremaduras u prek rëndë nga stuhia Efrain, shirat e dendur të së cilës kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve dhe vërshimin e tyre. Dyqind persona janë evakuuar.
 
"Shtëpia ime është plot me ujë deri në bel dhe niveli i ujit ende po ngrihet." – tha banori i zonës, Pedro Traver.
 
"Këtu kishte shumë dele. Sot në mëngjes fqinjët i nxorën jashtë që t’i shpëtonin." – theksoi banorja e zonës, Maria de Castro.
 
“Kemi humbur gjithçka, kemi humbur kafshët, uji ka arritur mbi një metër e gjysmë.” – tha banorja e zonës, Elena Lopez.
 
"Njerëzit që janë evakuuar këtu,  janë bllokuar nga uji.  Ata duhet të shpëtohen ."- tha vullnetarja, Dolores Sosa.
 
Portugali, shi në dy ditë sa gjithë sasia normale e dhjetorit
 
Përmbytje edhe në Portugali. Në dy ditët e para të kësaj jave atje ka rënë shi pothuajse aq sa bie zakonisht në të gjithë muajin dhjetor. Që nga mesnata, Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka raportuar rreth 2700 incidente në të gjithë vendin, kryesisht në Lisbonë, Santarem, Portalegre dhe Evora. Shërbimet e trenave, autobusëve dhe metrosë u ndërprenë. Disa shkolla anuluan mësimet. Përmbytjet janë pasojë e stuhisë që vjen nga Atlantiku.
 
FITORE DEMOLLI