Botë
Nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE
14.12.2022 13:12
Kosova nënshkroi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian...

Kosova nënshkroi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. Krerët e shtetit dhe qeverisë e vlerësuan këtë ditë si historike.
“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive. Për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër, por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet. Procesi nuk proces i njëtrajtshëm dhe mund të jetë afatgjatë, por ne jemi të vendosur t’ia dalim me sukses. Do ta bëjmë punën tonë në mënyrë që bashkimi evropian të ketë sa më të lehtë të bëjë pjesën e vet.”,- deklaroi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe të fillojmë rrugëtimin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”,– theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne, prandaj angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm dhe përkushtimi i secilit është i domosdoshëm. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik.”,– deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
