Maqedoni

Komisioni për çështje evropiane, miratohen ndryshimet për veprën “Femicid”

14.12.2022 16:09

Pushteti dhe opozita në Komisionin për Çështje Evropiane njëzëri miratuan amendamentet për ndryshimin...

Pushteti dhe opozita në Komisionin për Çështje Evropiane njëzëri  miratuan amendamentet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal në lidhje me futjen e veprës penale për femicid, e që në thelb burojnë nga Konventa e Stambollit. Ndryshimet do të jenë një zgjidhje kalimtare deri në miratimin e Kodit të ri Penal për të cilin është duke punuar, tha ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
 
Megjithatë, vlerësoi se këto ndryshime janë përmirësim serioz i tekstit të propozuar.
 
“Grupi që aktualisht është duke punuar për kodin e ri penal ka përfshirë të gjitha organizatat joqeveritare dhe të gjithë faktorët përkatës për miratimin. Kjo do të thotë një përmirësim serioz i tekstit të propozuar dhe besoj se do të jetë një paradigmë për mënyrën se si ne punojmë në të ardhmen, kështu që jam dakord me amendamentin dhe të gjitha amendamentet e propozuara.”, - deklaroi Nikolla Tupançevski, ministër i drejtësisë.
 
“Të gjitha amendamentet që janë paraqitur janë pas konsultimeve të gjata dhe pas debatit publik të zhvilluar në konsultim dhe me kërkesë të organizatave joqeveritare, të cilat ishin unanime për nevojën e zbatimit real të Konventës së Stambollit në Kodin Penal, me ç’rast arritëm disa zgjidhje që besojmë se do të përmirësojnë tekstin e propozimit për ndryshime në kodin penal”.- u shpreh Elizabeta Kançevska Milevska nga LSDM.
 
“Kjo tregon se nuk duhet bërë ndryshime ligjore apo miratimi i ligjeve pa pyetur ata që preken prej tyre. Konventa e Stambollit u referohet drejtpërdrejt grave dhe vajzave dhe ishte më se e logjikshme të dëgjohen ata. Futja e veprës penale “Femicid” është me të vërtetë diçka e re, por diçka që është në thelb të Konventës së Stambollit.”, - theksoi Gordana Siljanovska Dafkova nga VMRO-DPMNE.
 
NAIM RAMADANI