Maqedoni
Viruset e stinës dhe sëmundjet infektive, KSI: Gjendja stabile, nuk ka nevojë për masa shtesë
14.12.2022 16:53
Komisioni për sëmundje infektive konsideron se nuk janë të nevojshme masat shtesë...

Komisioni për sëmundje infektive konsideron se nuk janë të nevojshme masat shtesë për situatën shëndetësore me sëmundjet infektive. Sipas tyre edhe kapacitetet mjekësore janë të mjaftueshme dhe trajtimin ndaj të infektuarve dhe të sëmurëve me grip sezonal mund ta kryejnë mjekët adekuat.
“Nuk ka rritje të numrit të rasteve të diagnostikuara me të gjitha sëmundjet infektuese në vend. Kapacitetet spitalore janë me vende të mjaftueshme dhe me kuadër të mjaftueshëm që mund t’u përgjigjet për nevojat e të gjithëve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe nga këto arsye KSI praktikisht nuk ka sjellë rekomandime të reja. Këto masa vlerësojmë se duhet të mbeten në periudhën e ardhshme kur mund të presim rritje të numrit të sëmundjeve virusale gjatë muajve të dimrit, prandaj pamë që deri më tani i dhanë rezultatet. Kemi numër të vogël të të sëmurëve me kovid-19.”- u shpreh Ton Zllate Mehmedoviç nga KSI.
Nga KSI sqarojnë se në krahasim me vitin e kaluar sivjet kemi numër më të vogël të të sëmurëve me grip.
VLORA LATIFI TOPOJANI
