Maqedoni
Në protestë ish-punonjësit, 16 vjet presin që shteti t’ua shlyejë borxhet
14.12.2022 17:15
Ish-punonjësit e fabrikës “Plastika Mjekësore” në Tetovë...

Ish-punonjësit e fabrikës “Plastika Mjekësore” në Tetovë, prej 16 vitesh kërkojnë t’u paguhen pagat e prapambetura, kontributet dhe aksionet që kanë blerë në momentin e privatizimit të fabrikës. Edhe pse, siç thonë ata, janë aksionerët më të mëdhenj, fabrika u shit pa ua paguar borxhin ish-punëtorëve të saj.
“Disa punonjës kanë marrë padi me pretendimin se kanë fituar çështjen dhe prapë nuk u është paguar asgjë. Ka shumë prej punëtorëve që nuk kanë dërguar padi dhe kanë pritur që shteti të na zgjidhë çështjen. Kur një kompani shitet, së pari paguhet borxhi i punonjësve.”, - deklaroi Verica Ivanovska, ish-punonjëse në SHA “Plastika Mjekësore”.
“Ka një moment shumë të rëndësishëm, d.m.th., privatizimi kriminal që është bërë. Më vonë është shitur toka që nuk ka prejardhje toka. Nuk ka qenë lëndë për privatizim, këto përnjëherë edhe tokën e hodhën mbi vete. Momenti tjetër është se këtu ka edhe aksione të pa hedhur mbi dikë, d.m.th janë pezull që i ka marë Agjencioni për privatizim.”, theksoi protestuesi.
Procedura e falimentimit ka përfunduar më shumë se një dekadë më parë, të gjithë 560 punonjës kanë nënshkruar një marrëveshje ndërgjyqësore për shlyerjen e borxhit, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë qindarkë, thonë ish-punonjësit. Kërkojnë qeveria t’ua zgjidhë më në fund problemin.
SEDAT SELIMIA
