Maqedoni

Ankesat rreth çmimeve, OKM: Reagojmë, por politikën e çmimeve e bën qeveria

14.12.2022 18:27

Në adresën e Organizatës së Konsumatorëve bëjnë të ditur se çdo ditë përballen me ankesa nga qytetarët...

Në adresën e Organizatës së Konsumatorëve bëjnë të ditur se çdo ditë përballen me ankesa nga qytetarët se janë gënjyer nga tregtarët dhe janë mashtruar për uljen e çmimeve. Ata thonë se ka ligj, por nuk mund të ndërhyjnë, sepse Ministria e Ekonomisë e ka fjalën e fundit për politikën e çmimeve.
 
“Me marzhën nuk u bë asgjë , gjegjësisht nuk mund ta kontrollonin. Politika e çmimeve është e rregulluar me ligj për konsumatorët, por jo në atë mënyrë që të mundemi ne si organizatë të reagojmë aty, në formimin e çmimeve se a do të jetë marzh apo e ngjajshme. Ne mundemi vetëm të këshillojmë të japim sugjerime, por fjalën e fundit e ka Ministria e Ekonomisë, gjegjësisht Qeveria.” – deklaroi  Marijana Lonçar Velkova, kryetare e Okm-së.