Maqedoni
Hiqen autobuzët: Qeveria përshëndet zhbllokimin e Shkupit
14.12.2022 19:03
Qeveria e përshendeti vendimin e transportesve privat për zhbllokimin e rrugëve të Shkupit...

Qeveria e përshendeti vendimin e transportesve privat për zhbllokimin e rrugëve të Shkupit. Ata thonë se shkupjanët e meritojnë një qytet funksional dhe të gjitha palët e përfëshira duhet të përpiqen për të arritur marrëveshje. Nga Qeveria presin që transportuesit privatë do të mbeten me këtë qëndrim edhe ditëve në vazhdim për të mirën e qytetarëve. Nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi me ta.
“Në periudhën e ardhëshme do të shqyrëtohen të gjitha aspektet e situatës me të cilën po përballen trasnportuesit privat dhe qyteti. Hapi i rradhës është një takim fillestar ku do të diskutoheshin hapur zgjidhjet e mundshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë së RMV-së.
Jovanovski: Patjetër të vepronim ashpër, presim takimin
Nga kompanitë private të transportit presin takimin e arsyetojnë bllokadën e deridjeshme.
“E kishim patjetër të ndërmarrnim këto hapa, nuk kemi të ardhura të mjaftueshme, kemi anuluar të gjitha kontratat aktuale. Të punësuarit kanë dhënë dorëheqje sepse kemi problem për pagesat, nuk kemi me cka ti paguajm. Jam i sigurt që kryeministri është i veteishëm për gjendjen që ndodhemi dhe do të na thirre shum shpejt në takim”, u shpreh kryetari i “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski.
Transportuesit privat i kanë larguar që nga mrbëmja e së martës autobusët e parkuar përpara Qytetit të Shkupit, pasi kryeministri Kovacvski tha nuk do të pranojë asnjë takim në presion dhe kërrcënime.
FARIJE DAUTI BAKIU
