Botë

Bërnabiq: Ndërkombëtarët s’po respektojnë rezolutat

14.12.2022 19:21

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës vazhdojnë të trazojnë situatën politike në Rajon...

Teksa përfaqësuesit e larët të politik të BE-së dhe të SHBA-së, nga Prishtina e Beogradi përpiqen të qetësojnë situatën. Kryeminstrja serbe Bërnabiq i akuzon ata senuk njohin marrëveshjet ndërkombëtare, dhe nuk po i shohin provokimet e palës Kosovare.
 
“Vetëm në rastin e Serbisë dhe Kosovës nuk thiret askush në rezolutën e sigurisë të Kombeve të Bashkuara 1244, bile me keq, keni shkelje të këtyre regullave nga të gjitha vendet G7. Atëher më thoni ju luten cilën marrëveshje dhe regull ta respektojmë kur vet këto nuk respektojnë këto rezoluta. Prandaj unë po them se Serbët në Kosovë janë para një lufte, dhe këto reagimet tona BE duhet ti marrë më seriozishtë”, u shpreh kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
 
Ditë historike për Kosovën, nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin në BE 
 
Në ndërkohë në Prishtinë është nënshkruar kërkesa për anëtarësim të Kosovës në BE
 
“Ky është një moment historikme të cilën duam të hapim një kapitull të ri, ndërsa përparimi i Kosovës do të varet nga përkushtimi në reformat”, theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
 
“Po ndërmarim një hapë vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicjes sonë të patjetërsueshme. Ne jemi sonte këtu për ta sjellë vendin tonë një hap më afër BE”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
 
Dokumenti nesër  do të dorëzohet në Republikën Çeke, që kryeson Presidencën e BE-së.
 
FITIM KRYEZIU