Holandë, i riu e kërcënon me armë të rreme transmetuesin televiziv holandez
Një i ri me armë të rreme e ka detyruar transmetuesin televiziv të Holandës ta ndërpresë programin, për shkak të një kërcënimi që ai e ka bërë...

Ndërtesa e televizionit NOS në qytetin Hilversum, është evakuuar pas kërcënimit të një djaloshi 19 vjeçar me një pistoletë të zezë, e cila, sipas policisë, ka qenë pistoletë e rreme.
Autoritetet thanë se djaloshi me prejardhje nga një qytet që gjendet në afërsi të Hagës, tashmë gjendet në arrest nga ana e policisë, për shkak të kërcënimeve të rreme që i ka bërë gjatë ditës së djeshme.
Evropa i ka shtuar masat e sigurisë që nga sulmet e militantëve islamik në Paris, ku kanë mbetur të vdekur 17 persona.
NOS e ka transmetuar një video të shkurtër pas përfundimit të rastit.
Në video shihet një djalë i ri, i veshur me një kostum të errët dhe me kravatë, duke thënë se ai përfaqësonte disa “hakerë” dhe se donte të diskutonte “për gjëra me rëndësi botërore”.
