Maqedoni

Rrëshqitje e dheut në rrugën Mavrovë-Dibër, komunikacioni në një korsi

15.12.2022 09:31

Komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër...

Komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në afërsi të Manastirit Shën Jovan Bigorski prej orës 06:45 zhvillohet në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ekipet e “Makedonija Pat”, janë në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

Nga atje thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.