Botë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Tajvanin

15.12.2022 10:26

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit...

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit. Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
 
Zyra meteorologjike e ishullit, njoftoi se tërmeti  u regjistrua rreth 30 kilometra larg brigjeve të kontesë Hualien, në një thellësi të cekët prej rreth 6 kilometrash. 
 
Gjithsesi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGC)  korrigjoi  magnitudën  e tërmetit  në  5.9 ballë dhe thotë  se ishte në një thellësi prej 12 kilometrash.
 
Tajvani goditet shpesh nga tërmetet sepse ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike. Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi bregun lindor të shtetit  në mes të shtatorit, duke vrarë një person dhe duke shkaktuar shembjen dhe  dëmtimin e disa ndërtesave.