Botë

Incident në panairin e Krishtlindjeve në Londër, dy të lënduar

15.12.2022 12:02

Një makineri në një park argëtimi në Britani të Madhe është këputur të mërkurën mbrëma në Hyde Park...

Një makineri në një park argëtimi në Britani të Madhe është këputur të mërkurën mbrëma në Hyde Park.
 
Makineria që ndodhej në panairin e Krishtlindjeve në Londër  u përplas me traun mbështetës dhe la dy persona, që të dy besohet se ishin meshkuj, të mbërthyer brenda.
 
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, ky nuk është incidenti i parë që ndodh në panairin e Krishtlindjeve këtë dimër. Në fillim  të kësaj jave ndodhi një plagosje me thikë.