Maqedoni
Edhe këtë mëngjes paralajmërime për bomba në disa shkolla në Shkup dhe Kumanovë
15.12.2022 12:20
Disa shkolla në Shkup dhe Kumanovë kanë raportuar sot në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme...

Disa shkolla në Shkup dhe Kumanovë kanë raportuar sot në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme se kanë marrë njoftime për vendosjen e bombave.
Kërcënime për bomba, përveç shkollave të mesme, sot kanë marrë edhe disa shkolla fillore në Çair.
“Sot në mëngjes kemi aplikime nga shkollat e Shkupit. Më vonë do të publikojmë informacione më të detajuara”, njoftuan shkurt nga MPB.
Policia ka evakuuar nxënësit dhe mësuesit dhe po bëhen kontrolle të hollësishme në të gjitha ambientet e shkollave që kanë marrë e-mail për bombë.
Dje janë dërguar kërcënime me bombë në e-mail adresat e 15 shkollave në Shkup dhe MPB-ja pas kontrolleve ka konstatuar se bëhet fjalë për paralajmërime të rreme.
