Maqedoni

Gjykata Penale, fillon gjykimi për Muhamed Zeqirin

15.12.2022 12:38

Në Gjykatën Penale në Shkup, pritet të fillojë procesi gjyqësor në të cilin ish-sekretari i përgjithshëm...

Në Gjykatën Penale në Shkup, pritet të fillojë procesi gjyqësor në të cilin ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. 
 
Zeqiri akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë. Procesin e udhëheq gjyqëtarja, Fanka Jançuleva – Mihailovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit Gjyqësor në procesin “Software”, në të cilin i akuzuari i parë është Dragi Rashkovski, njëherit ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.