Botë

Fitorja e Francës ndaj Marokut. Dhunë në rrugët e Nicës, një i vdekur

15.12.2022 13:50

Fitorja e Francës në gjysmëfinalen ndaj Marokut në Kupën e Botës së Katarit...

Fitorja e Francës në gjysmëfinalen ndaj Marokut në Kupën e Botës së Katarit,  ka sjellë rrëmujë në disa qytete franceze, për shkak dhe të numrit të madh të emigrantëve marokenë që ndodhen aty.
 
Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë në Montpellier. I mituri ishte pjesë e një grupi të madh tifozësh nga Maroku, të cilët po kryenin trazira në rrugët e qytetit, ku u përplas nga një makinë që mbante një flamur francez në dritare. Marokenët tentuan t’i hiqnin flamurin nga makina, por shoferi në panik bën një veprim të pakontrolluar dhe i merr jetën 14-vjeçarit.
 
Dhjetëra tifozë të inatosur me humbjen e ekipit afrikan shkaktuan trazira në Nice, duke detyruar policinë speciale të ndërhynte.
 
Ndonëse për të shmangur trazirat ishin marrë masa sigurie, dhuna  nuk mundi të parandalohej. Tifozët thyenë dyqane dhe hodhën sende të forta në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotësjellës.