Basketboll

Grizlisat vazhdojnë me fitoret, Lejkersat triumfojnë pas nëntë takimeve

30.01.2015 14:33

Memfis vazhdon me paraqitjet e mira, duke ndjekur hapin e skuadrës më të mirë në Konferencën e Perëndimit, Golden State...

Grizlisat, me shumë lehtësi deklasuan Denverin, me 99:69, për fitoren e nëntë në dhjetë takimet e fundit apo të pestën në seri.
 
Në triumfin e 34-të të këtij viti, më së shumti u evidentua Zek Rendolf, që kontriboi me 15 pikë e 17 kërcime, me ç`rast për ate ishte ky dabëll dabëlli i dhjetë I njëpasnjëshëm. 
 
Në takimin më të paqartë të mbrëmjes, pas dy vazhdimeve, Lejkersat iu shmangën disfatës së dhjetë në seri.
 
Çikago, pas 58 minutave lojë, u mposht nga ekipi kalifornian, me rezultat 123:118. Në mungesë të Kobi Brajantit dhe Nik Jangut, te Lejkersat, më meritor për fitoren ishin Jordan Hill me 26 pikë e 12 kërcime si dhe Uejn Ellington me 23 poena.
 
Në dy takimet tjera, Milluoki fitoj Orlandon me 115:100, ndërsa Indiana triumfoi ndaj Nju Jorkut me 103:82. 
 
MUSTAFA ADEMI