Greqi, takimi Osmani – Dendias, Osmani: RMV dhe Greqia, shembull i fqinjësisë

15.12.2022 17:01

Raportet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë....

Raportet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, eurointegrimi i rajonit, sfida aktuale e sigurisë, kriza energjetike dhe tema të tjera, kanë qenë në fokus të bisedimeve mes ministrit të jashtëm, Bujar Osmani dhe homologut të tij grek, Nikos Dendias.

Ministri Osmani i ka vlerësuar marrëdhëniet me shtetin helenik të shkëlqyeshme, duke thënë se këtij raporti i priu marrëveshja për partneritet dhe bashkëpunim.

“Jam i kënaqur që raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë shembull i vërtetë i fqinjësisë së mirë dhe shembull se si të ndërtohet një miqësi e qëndrueshme dhe afatgjate, e bazuar në besimin dhe respektin reciprok. Kemi një marrëveshje për një partneritet strategjik, zbatimi konsekuent i së cilës është bazë për bashkëpunim të mëtejshëm  dhe forcimin e marrëdhënieve tona të ngushta.”, - deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Diplomati grek, Dendias ka ngritur edhe çështjen e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe obligimet që duhet t'i kryejnë palët. Poashtu, dy homologët  kanë diksutuar  për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe nismave rajonale,  për kryesimin e RMV-së me kartën e Adriatikut,  si dhe për presidencën e vendit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunimit vitin e ardhshëm. Në  Athinë Osmani është takuar  edhe me zyrtarë të tjerë grek. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)