Ndërmarrjet shtetërore në borxh ndaj EVN-së, Bytiqi: Do të shlyhet nga ana e Qeverisë
Borxhi ndaj EVN-së....

Borxhi ndaj EVN-së, i cili është akomuluar për shpenzimin e Energjisë Elektrike në disa Ndërmarrje Shtetërore, do të shlyhet nga ana e Qeverisë, ka deklaruar Zv/kryeministri për çështje ekonimike, Fatmir Bytiqi.
Kjo kompani duhet të kuptojë se garantues më të fuqishëm sesa Qeveria nuk ka, thotë Bytyqi, duke shtuar se institucionet e vendit kanë paguar me regullë Energjinë Elektrike, por këto probleme filluan të shfaqen me përhapjen e krizës energjetike, dhe rritjen e çmimit të saj.
Bytyqi njëherit ka kërkuar që ashtu si për qytetarët që ka mundësi për reprogramim të borxheve, e njëjta të vlejë edhe për Qeverinë.
“Nëse EVN nuk e kupton se Qeveria nuk është ajo palë e cila jep garancione, atëherë EVN si duket paskan probleme serioze në mënyren e funksionimit në vendin tonë. Kur Kryeministri, Zv.Kryeministri apo Ministri i Financave thonë se do ti paguajnë borxhet tek EVN, ajo duhet të jetë garancion i mjaftueshëm për çdo operator ekonomik të kupton se ato janë shteti, dhe kur të garanton shteti nuk duhet asnjë garancion tjetër. Ato janë ndërmarrje Publike nën udhëheqje të shtetit, dhe ne nuk kemi thënë se këto borxhe nuk do ti paguajmë, por ashtu siç qëndron mundësia për qytetarët që borxhi të ri-programohet, e njëjta mundësi mund të vlejë edhe këtu” – tha Zv.Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi.
Me ligjin e ri për konsumatorët, prodhuesit janë të obliguar që të gjitha etiketat në produkte ti vendosen në dy gjuhë, për çka kanë reaguar disa prej tyre, me arsyetimin se kjo do të paraqesë edhe një obligim shtesë, dhe nuk do të mundësohet uljen e çmimit të produkteve.
Por zëvendës Kryemisnitri Bytyqi thekson se ligji duhet të respektohet çdoherë.
“Funksionimi i së drejtës është një gjë shumë interesante dhe ato paraqiten në kohë ndoshta kur nuk është më e përshtatshme, por nuk mund të themi se a është tani koha më e mire, apo më e vështirë për ta respektuar një ligj. Në kohë krize ne morëm për guxim ta ndihmojmë sektorin privat, edhe ato tani duhet ta ndërmarin këtë hap, dhe këtu të gjithë ne nga pak po humbim, por vetëm kështu mund ti ja dalim” – u shpreh Bytyqi.
Këto komente Bytyqi i bëri në Forumin e parë të organizuar nga ana e USAID për Filantropinë, e cila siç u tha nga pjesmarrësit, na tregon për kujdesin që duhet ta kemi për shoqërinë, sidomos tani në kohë krize. (Fitim Kryeziu, TVM2)
