Formula 1

Prezantohet Ferarri “SF15-T”

30.01.2015 14:38

Nuk do te kete nje prezantim klasik te kokekuqes, do te provojme nje zgjedhje tjeter, njoftohej kohe me pare nga drejtuesit...

Dhe per tifozet e Ferrarit, prezantimi online rezultoi me i pelqyeshmi.
 
Pritja ka gjithnje nje fund dhe ai ishte sot. Skuderia me historine me te pasur ne cirkuit, shpalli perpara Botes, ate qe do te kerkoje kthimin tek titulli kampion.
 
Pilotet dhe drejtuesit ishin te pranishem per fotot e rastit me njevendeshen e emertuar SF 15-T.
 
Fotot e para tregojne se makina ruan vazhdimesine ne kolor duke nisur nga bishti i zi. Hunda e saj eshte e re, shasia eshte me e gjate dhe makina eshte me e ulet.
 
Risi eshte logo e Alfa Romeos, si per te kujtuar se marka lindi duke garuar pikerisht me ate qe sot eshte makine normale por atehere me logon e Ferrarit ne trup.
 
Tani kohet kane ndryshuar dhe eshte e kunderta. Produkti final ju besohet dy kampioneve te Botes, Vettel dhe Raikkonen.