Botë
Zjarr në një ndërtesë në Francë, 10 të vdekur, mes tyre 5 fëmijë
16.12.2022 10:44
Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në pesëmbëdhjetë vjeç...

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në pesëmbëdhjetë vjeç, kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë afër qytetit Lion të Francës
Autoritetet lokale thonë se zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin. Katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 persona është raportuar se kanë plagë lehta. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit do të bëhen publike më vonë gjatë së premtes.
