Botë

Sulm me bombë në Turqi, plagosen 9 persona, mes tyre 8 policë

16.12.2022 11:02

Një sulm me bombë ndodhi herët në mëngjes në Dijarbakir, në Turqinë juglindore...

Një sulm me bombë ndodhi herët në mëngjes në Dijarbakir, në Turqinë juglindore, kur një mjet shpërthyes, shpërtheu në një makinë teksa kalonte një autobus që transportonte oficerë policie.
 
Informacionet e para nga mediat turke raportojnë se nga shpërthimi janë plagosur 9 persona, nga të cilët 8 janë policë. Në këtë fazë akoma askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
 
Sulmi vjen një muaj pas shpërthimit në qendër të Stambollit që shkaktoi vdekjen e tetë personave. Turqia fajësoi rebelët separatistë kurdë për sulmin, por as nuk mori përgjegjësinë.
 
Në kuadër të hetimeve të kryera nga prokurori i emëruar janë ndaluar edhe 5 të dyshuar.