Botë
Rrëshqitje dheu në Malajzi, të paktën 16 të vdekur, përfshirë fëmijë
16.12.2022 11:38
Të paktën 16 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë, pasi një rrëshqitje dheu përfshiu një kamp pushimi...

Të paktën 16 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë, pasi një rrëshqitje dheu përfshiu një kamp pushimi në shtetin Selangor të Malajzisë.
Autoritetet kanë shpëtuar më shumë se 60 njerëz, 17 janë ende të zhdukur. Mediat lokale raportuan se të paktën një fëmijë, një djalë 5-vjeçar, kishte vdekur. Më shumë se 90 persona kishin qëndruar në bazë ku ishin 30 fëmijë dhe 51 të rritur.
Familjet po flinin në çadrat e tyre kur dheu rrëshqiti rreth orës 03:00 të natës të së premtes në një fermë.Rrëshqitja e dheut filloi në një shpat më shumë se 30 m i lartë se kampingu, ndërsa është e paqartë se çfarë e shkaktoi atë.
Qindra forca shpëtimi gërmuan nëpër baltë për të gjetur të mbijetuarit. Fotot e postuara në internet nga agjencitë e shpëtimit të Malajzisë treguan ekuipazhe punëtorësh me helmeta duke u ngjitur në tokën e pjerrët dhe duke kaluar pemët e shkulura.
Autoritetet lëshuan gjithashtu një urdhër për evakuimin e të gjitha kampeve në brigjet e lumenjve dhe zona të tjera me rrezik të lartë për shtatë ditët e ardhshme.
