Botë
Shtyhet turma gjatë koncertit në Londër, 4 persona në luftë për jetën
16.12.2022 12:32
4 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Londër...

4 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Londër, teksa u plagosën nga shtyrja e turmës ndërsa përpiqeshin të futeshin në një koncert pa bileta.
Policia u lajmërua për të shkuar në Akademinë Brixton O2 në Stockwell Road, në jug të Londrës, në orën 21:35 të enjten, pas raportimeve se një numër i madh njerëzish po përpiqej të hynte me forcë në një koncert pa bileta. Kur oficerët arritën në vendngjarje, ku këngëtari i Afrobeats Asake do performonte, ata gjetën një numër njerëzish me lëndime që besohet se ishin shkaktuar nga shtyrja e turmës.
Asnjë arrestim nuk ka ndodhur, ndërkohë që detektivët kanë nisur një hetim urgjent për ngjarjen në Akademinë O2.
