Sportet E Tjera
Nuri Seferi, i gatshëm për sfidën e karrierës
30.01.2015 14:40
Kampioni aktual dhe për momentin boksieri numër tre në Evropë në boksin profesionist, në kategorinë “Kruizer”, Nuri Seferi...

Kampioni aktual dhe për momentin boksieri numër tre në Evropë në boksin profesionist, në kategorinë “Kruizer”, Nuri Seferi, nesër mbrëma në Poloni do të zhvillojë betejën kryesore në karrierë, me ç`rast do t’i “kryqëzoi” dorëzat kundër polakut, Kristof Glovaqki, në qytetin Torun të Polonisë.
Nuri Seferi, para sfidës së nesërme ndjehet i relaksuar dhe nga kontaktet që i patëm me Nuriun, i cili në opinion njihet me nofkën “Tajsoni shqiptar”, deklaroi se është i përgatitur si asnjëherë më parë dhe se fitorja nuk do të vihet në pyetje.
Përndryshe, Federata Botërore e Boksit “VBO”në fund të tetorit kishte radhitur Nuri Seferin në mesin e katër boksierëve më të mirë në Botë, në kategorinë “Kruizer”, 90 kg., duke i dhënë rastin që të luftojë edhe për titullin “Kampion botëror”.
Nëse Nuri Seferi shënon fitore nesër mbrëma kundër Kristof Glovaqkit, atëherë ose do të përballet me anglezin, Toni Belej, ose drejtpërdrejtë do të përballet me kampionin aktual të botës, Marko Hukun, për titullin e më të mirit në rruzullin tokësor.
Pra, sfida Nuri Seferi-Tomash Glovaqki zhvillohet të shtunën mbrëma, me fillim në orën 21:00.
