Botë
Berlin, shpërthen akuariumi gjigant, 2 persona mbeten të plagosur
16.12.2022 14:36
Një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer...

Një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer, me ç’rast ka shkaktuar përmbytje në hotel dhe rrugët pranë.
“AquaDom”, i cili përmbante 1.500 peshq tropikal është 14 metra i lartë dhe përshkruhet si akuariumi cilindrik më i madh në botë.
Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme” dhe dy persona u plagosën nga copa xhami. Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para ndërtesës e cila ishte e mbyllur për shkak të vërshimeve. Brigada e zjarrëfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrëfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.
Akuariumi u ndërtua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure transparente të ndërtuara për përdorim nga vizitorët.
