Botë
Serbia kërkesë KFOR-it, kërkon leje për dislokimin e trupave në Kosovë
16.12.2022 15:12
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Serbia i dërgoi KFOR-it kërkesën për të siguruar lejen e dislokimit...

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Serbia i dërgoi KFOR-it kërkesën për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarakë dhe policorë në Kosovë. Beogradi kërkon kthimin prej 100 deri në 1 mijë trupave në Kosovë, sipas rezolutës 1244. Kërkesa për misionin e NATO-s në Kosovë u dërgua në formë elektronike. Megjithatë, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiç tha se e ka të qartë që kërkesa do të refuzohet.
“Nuk mendoj se ekziston mundësia që ata ta pranojnë kërkesën tonë, jo sepse është e keqe, pasi po ta mendonin më mirë kjo do t’i shërbente paqes, zbutjes së tensioneve dhe mundësisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi.”, - deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Nga Qeveria në Prishtinë në mënyrë kategorike e kanë hedhur këtë mundësi të presidentit serb Vuçiç, ndërsa situata është tensionuar në mënyrë shtesë pas arrestimit të një serbi tjetër, i cili ishte edhe pjesëtar i forcave të sigurisë së Kosovës. Familjarët e të arrestuarit serb thonë se ai është dërguar në burgun e Prishtinës dhe se i njëjti akuzohet për “krime lufte”.
Serbët në Veri të Mitrovicës vazhdojnë për disa ditë t’i mbajnë rrugët e bllokuara në shenjë proteste për këto arrestime. Në të dyja shtetet me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtarë janë duke diskutuar këshillat e sigurisë shtetërore, ndërsa i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga ShBA, e cila kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Gjermania ishte vendi i parë që e quajti “krejtësisht të papranueshme” sugjerimin për “rikthim” të forcave serbe në Kosovë.
FITIM KRYEZIU
