Maqedoni
Ekspertët e sigurisë, Dimovski: Kërcënuesit mund të jenë nga vendi
16.12.2022 15:30
Ngjarja e fundit me paralajmërimin për bomba në vende ku kishte tubime të qytetarëve dhe politikanëve...

Ngjarja e fundit me paralajmërimin për bomba në vende ku kishte tubime të qytetarëve dhe politikanëve, flet për atë se paralajmëruesit e bombave i njohin shumë mirë rrethanat dhe ngjarjet në vend dhe se me gjasë jetojnë në RMV.
Kështu vlerëson profesori universitar për çështje sigurie, Zlate Dimovski, sipas të cilit kjo mund të jetë një pikënisje për gjetjen e kërcënuesve të vazhdueshëm.
“Ajo që sot kemi paralajmërim për bombë në një hotel ku duhej të mbahet një mbledhje e qytetarëve dhe të jenë prezent dhe faktorë politik të vendit tonë, flet për atë se të gjithë ata që dërgojnë paralajmërime për bomba, janë nga vendi jonë dhe i ndjekin në mënyrë aktive të gjitha proceset. Kjo flet për atë se ata ose janë nga shteti ynë ose eventualisht nga jashtë, por që kanë strukturë të mirë që u jep informata prej këtu.”, - u shpreh profesori për çështje sigurie, Zlate Dimovski.
Ekspertët: Mesazhet e tilla, e pamundur të zbulohen
Edhe pse kërcënimet janë të vazhdueshme një kohë të gjatë, Dimovski thotë se çdo paralajmërim duhet të merret me seriozitet pasi që ekziston rrezik për ofensivë.
“Përveç faktit psikologjik që mund të them se tani më e arritën, të shpresojmë se nuk do të realizohet ajo që do ta them, të kalojnë në ofensivë, gjegjësisht të realizojnë ndonjë aktivitet që ne aspak nuk e dëshirojmë edhe atë pa mos pasur paralajmërim. Çdo kërcënim duhet të merret parasysh. Mund të radikalizohet nga ata që bëjnë paralajmërime, por edhe nga situata të përdoret edhe nga struktura tjera radikale në vend dhe rrethinë.”, - theksoi profesori për çështje sigurie, Zlate Dimovski.
Profesori universitar, Ivan Çorbev, thekson se rastet e tilla të kërcënimeve janë pothuajse të pamundura për t’u zbuluar.
“Nëse dërguesit keqdashës janë të kujdesshëm dhe të trajnuar mundet që në mënyrë të garantuar të sigurojnë anonimitetin dhe të mos i zbulojë askush, asnjëherë se prej ku e kanë dërguar mesazhin me kërcënim për bombë.”, - u shpreh profesori universitar, Ivan Çorbev.
Kohëve të fundit në vend çdo ditë e më tepër në shkolla, qendra tregtare dhe institucione të ndryshme po shtohen paralajmërimet për bomba, ndërkohë që nga MPB akoma nuk kanë përgjigje se kush qëndron pas kësaj.
FLORIJE KAMBERI
