Maqedoni
Qendra për ndryshime klimatike: Për kapitullin e 27-të nevojiten katër miliard euro
16.12.2022 16:31
Për implementimin e kapitullit të 27-të që ka të bëjë me ndryshime klimatike...

Për implementimin e kapitullit të 27-të që ka të bëjë me ndryshime klimatike, gjatë bisedimeve me BE-në vendit i nevojiten rreth katër miliard euro investime, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.
Investimet janë të nevojshme për mbrojtjen e ambientit, përballjen me mbeturinat dhe ujërat e zeza, furnizim me ujë të pijshëm, renovim të objekteve të vjetra, si dhe për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes.
“Këto katër miliard janë rreth dy mijë për kokë banori dhe kanë të bëjnë me projekte të lidhura me furnizimin me ujë, stacione filtruese, mbeturinat, mbrojtjen e natyrës. Këtu nuk janë përfshirë projektet e nevojshme për tranzicionin e gjelbër, përkatësisht të drejtë dhe projektet për zhvillim dhe dekarbonizim.” – u shpreh Bojana Stanojevska Peçuroska nga Qendra për ndryshimet klimatike.
Njëherit u bë e ditur se ligji për kontrolle të misioneve industriale pritet të miratohet së shpejti, ndërsa u theksua se ligji për aksion klimatik duhet të vendoset në zbatim.
“Ajo që mungon dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku është implementimi në praktikë i akteve ligjore të cilat i miratojmë në kuvend. Unë pres bashkëpunim me sektorin joqeveritarë edhe në perspektivë. Jemi të vetëdijshëm se ka mungesë në shumë fusha ku duhet të punohet në periudhën që pason.” - deklaroi Hristina Ogjaklieska, zëvendës ministrja e mjedisit jetësor.
Nga Qendra për ndryshime klimatike theksojnë se vendi ka administratë të madhe jo efikase, të cilës i mungojnë kuadro profesionale dhe të kualifikuara. Poashtu mungon edhe bashkëpunimi ndërsektorial, ndërsa nevojiten më shumë para për inspektimin ku së fundmi vërehet përparim.
GYLTENE SINANI
