Maqedoni

“Listeria”, shkaktare e ngordhjes së deleve në Sopot

30.01.2015 14:48

Është zbuluar shkaktari i ngordhjes së deleve në fermën e Sherif Limanit në fshatin Sopot të Kumanovës, për çka kemi informuar para disa javësh...

Bëhet fjalë për bakterjen “Listerioza”, e njohur si “Listeria”, e cila është bartur nga ushqimi i kafshëve.
 
Kjo u konstatua nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, drejtuesit e së cilës dje pasdite vonë qëndruan në Sopot. 
 
Të përkujtojmë se deri atëherë nga sëmundja misterioze kishin ngordhur mbi 250 dele, duke i shkaktuar pronarit të fermës një dëm prej rreth 40 mijë euro.
 
NEXHAT AQIFI