Energjetikë, Kovaçevski: Nga 1 janari nuk ka goditje çmimi
Në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm....

Në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm EMV do t’i ofrojë çmimin prej 56 euro për megavat orë të energjisë elektrike kompanisë EVN-home.
Kjo i referohet 100% të sasive totale të planifikuara dhe është rreth 16% më i lartë se çmimi aktual prej 48 euro për megavat orë.
Kryeministri Kovaçevski pohon se nuk do të ketë goditje çmimi për qytetarët, rritje sipas tij mund të ketë për disa prej tyre që konsumojnë më shumë rrymë, por jo edhe për ata që kursejnë.
“Ajo që mendoj se është domethënëse të ndodhë edhe me çmimin dhe mendoj se me këto parametra hyrëse mund të ndodhë është që të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për tregun e rregulluar tek konsumatorët e vegjël, që janë 70 mijë kompani që kanë të punësuar 98 % e të të punësuarve në vend.”, - u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Zdravkovski: Përgjegjësi për borxhet e energjisë elektrike
Opozita kërkoi përgjegjësi nga qeveria për shumën e borxheve të energjisë elektrike nga ndërmarrjet shtetërore.
“Unë bashkëndjehem me të gjithë punonjësit në hekurudhë dhe në konviktet studentore, në ujësjellës dhe kudo ku objektet janë të shkëputura nga energjia elektrike. Për të mundësuar funksionimin është normale që të sigurohen mjete, por sa mendoni se do të shkojë kështu dhe a mendon dikush të japë llogari.”, - tha Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri u kundërpërgjigj se mosfunksionim nuk do të tolerojë, ndërkohë Komisioni rregullator do të vendosë çmimin duke marrë parasysh edhe kostot e operatorëve të energjisë. (Naim Ramadani, TVM2)
