Konstatohen gabime në lëndën e historisë për klasat e pesta

16.12.2022 18:35

Të dhëna të pasakta gjeografike...

Të dhëna të pasakta gjeografike janë regjistruar në librin e ri të historise dhe shoqërisë për klasat e pesta të shkollave fillore.

Në definicioin e pyetjes se me kë kufizohet Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas autorëve të librit, vendi në perëndim kufizohet me Bullgarinë dhe në lindje me Shqipërinë.

Sipas historianit, Vasko Giçevski, ky tekst është konceptualisht i paqëndrueshëm, madje i mbushur me fakte të gabuara dhe periodizim edhe të periudhave të caktuara historike.

“Fillimi i mesjetës zhvendoset në shekullin e pestë para erës sonë, pra lëviz dhjetë shekuj më herët, ky tekst është katastrofal për punën e përgjithshme edukative, por edhe për zhvillimin e fëmijëve.”,- tha historiani, Vasko Giçevski.

MASh: Propozim konkret për veprime të mëtejshme

Nga Ministria e Arsimit informojnë se kanë nisur një proces për përcaktimin e arsyeve të lëshimeve në miratimin dhe botimin e tekstit të historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë, në të cilin, siç thonë ata, janë konstatuar një sërë gabimesh të palogjikshme.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka kërkuar informacion për punën e të gjitha palëve të interesuara në procedurën për miratimin e tekstit konkret dhe pas pranimit të raportit, ministri i Arsimit dhe Shkencës do të bëjë një propozim konkret për veprime të mëtejshme.”,- thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASh apelojnë autorët dhe recensentët që në të ardhmen të rrisin përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre personal në përpunimin e teksteve shkollore. Nga ana tjetër, autorët thanë se menjëherë kanë vënë në dukje gabimet që nuk janë vënë re, pavarësisht se tekstet i kanë kaluar të gjitha filtrat. Nxënësit gjatë gjysmëvjetorit, për shkak të mungesës së librave, kanë mësuar nga materiale të improvizuara. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)