Kërcënimet me bomba, Kovaçevski: S’janë raste të izoluara, janë sulme hibride
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i mendimit se kërcënimet me bomba nuk janë raste të izoluara, por janë sulme hibride dhe kjo sipas tij shihet nga shtrirja e objekteve nëpër të cilat raportohen bombat, intensiteti, shënjestërimi dhe përmbajtja e mesazheve.
“Kur organizohet me kaq intensitet, me përfshirje të gjerë, me targetim të vendeve, institucioneve objekteve dhe qyteteve me numër të madh banorësh dhe ku përsëritet mesazhi në shumë shtete, atëherë mund të supozohet se bëhet fjalë për luftë hibride. Dhe thamë, se është konstatuar një rast i shtetasit tonë, për të cilën po zhvillohet një procedurë. Dua të theksoj edhe një herë. Ajo që po ndodh në Evropë është konflikti më i madh ushtarak që nga lufta e dytë botërore.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Osmani: Duhet bashkëpunim me partnerë
Edhe ministri Bujar Osmani paralajmërimet me bombë i sheh vetëm si kërcënime hibride, ndërsa sqaron se NATO- ja nuk mundet të na ndihmojë sepse s’ka kompetenca, por se kjo dukuri kërkon bashkëpunim me partnerët.
“Kjo më ka dhënë sinjal se është qasje rajonale si sulm hibrid për çka ishte një arsye për ta paralajmëruar NATO-n. Për këto investigimet forenzike NATO-ja s’ka kompetenca. Duhet bashkëpunim me institucionet partnere për çka edhe po bëhen komunikime me vendet që kemi bashkëpunim.”, - theksoi minstri i jashtëm, Bujar Osmani.
Autoritetet shtetërore pohojnë vështirësinë e gjetjes së faktorit që qëndron pas këtyre kërcënimeve. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
