Botë

Irak, sulme nga “Shteti Islamik”, 30 persona të vrarë

30.01.2015 15:14

Zyrtarët e sigurisë dhe ata mjekësorë thonë se militantët e “Shtetit Islamik” sulmuan forcat kurde afër qytetit Kirkuk të Irakut...

Zyrtarët e sigurisë dhe ata mjekësorë thonë se militantët e “Shtetit Islamik” sulmuan forcat kurde afër qytetit Kirkuk të Irakut, duke vrarë nëntë persona, derisa bombardimet në Bagdad dhe Samarra vranë të paktën 21 persona.
 
Militantët e “Shtetit Islamik” sulmuan pozicionet e luftëtarëve kurdë në jugperëndim të vendit, zonë e kontrolluar nga kurdët.
 
Zyrtarët thonë se një komandat ushtarak, gjenerali Shirko Fatih, dhe tetë ushtarë kurdë u vranë nga ky sulm. Në Bagdad, të paktën 18 persona u vranë kur dy bomba shpërthyen në distriktin Bab al-Sharqi.
 
Në Samarra, rreth 125 kilometra në veri të Bagdadit, dy sulmues vetëvrasës shënjestruan një bazë ushtarake në qendër të qytetit, ku lanë të vrarë tre persona dhe pesë të plagosur.